Për të gjitha shkollat që morën pjesë në ciklin e tretë të trajnimit si pjesë e programit ‘Shkollat e Shekullit 21’, ne po organizojmë Sfidën e Kodimit 2021.
Sfida e Kodimit është e hapur nga data 17 Shkurt dhe do të mbyllet në daten 3 Mars 2021.
Kriza e COVID-19 vazhdoi të shkaktonte ndërprerje të arsimit dhe mësuesit u ballafaquan me shumë ndryshime dhe sfida, pavarësisht nëse praktikonin mësimin në internet ose mësimin e kombinuar. Megjithëse, ndërprerja vazhdoi të kishte efekte thelbësore për të gjitha shkollat, mësuesit dhe nxënësit, ne jemi shumë krenarë për të gjitha shkollat që ishin pjesë e trajnimit në këto rrethana të vështira dhe të cilat do të marrin pjesë në këtë Sfidë.
Në përputhje me masat parandaluese të qeverisë dhe për arsye se duam që të gjithë fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm, Sfida e Kodimit do të organizohet në formatin në internet.
Qëllimi i Sfidës tonë është të angazhojmë fëmijë nga i gjithë vendi dhe të frymëzojmë të rinjtë për të zgjidhur problemet e përditshme në shkollat dhe komunitetet e tyre përmes programimit të pajisjeve fizike. Sfida e Kodimit do të përdorë pajisjen mikro:bit për t'i mundësuar fëmijëve të hartojnë një projekt në përgjigje të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për të eksploruar zgjidhje për problemet me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme. Sfida është organizuar në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Për të aplikuar, thjesht ndiqni udhëzimet tona në fund të kësaj faqe dhe shikoni fazat e Sfidës së Kodimit.
Para se të filloni procesin e aplikimit, së pari duhet të shprehni interesin tuaj përmes Sondazhit të mundësuar këtu më së voni deri më 17 Shkurt 2021. Pastaj do t'ju dërgohet një link për dosjen tuaj të personalizuar në internet ku mund të ngarkoni aplikacionin tuaj me të gjitha dokumentet e kërkuara.